OVL-UÇK falënderon qytetarët dhe veteranët për mbështetjen ndaj UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së u ka shprehur mirënjohje kategorive të dala nga lufta dhe qytetarëve për pjesëmarrjen në protestat në përkrahje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të lidhura

None found

Përmes një reagimi, OVL-UÇK vlerësoi qëndresën dhe kontributin e përbashkët të qytetarëve dhe të kategorive të luftës, duke theksuar se protesta kishte për qëllim mbrojtjen e vlerave dhe figurës së UÇK-së.

“Të nderuara kategori të dala nga lufta e UÇK-së, të nderuar qytetarë.

Falë qëndresës dhe protestës suaj, së bashku arritëm ta mbrojmë UÇK-në. FALEMINDERIT PËR SHËRBIMIN NDAJ ATDHEUT!”, thuhet në reagim.


Shtuar më 7.10.2026 08:20