Rama uron Justina Shiroka Pulën: Mbarësi dhe sukses për ju dhe Kosovën!

Në një reagim në rrjetin social X, kryeministri Edi Rama, ka uruar Justina Shiroka Pulën, e cila në mesnatë u zgjodh presidente e Republikës së Kosovës.

Kryeministri uron mbarësi për të dhe Kosovën.

Të lidhura

None found

Ai shton se zgjedhja e saj, vjen në një kohë sfiduese për Kosovën dhe rajonin.

“Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka – Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Europën.

Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente”, ka shkruar Rama.


Shtuar më 7.10.2026 08:20