“Stërvitja Ushtarake Bazë për Oficer” është përmbyllur në Shkollën e Oficerëve, pjesë e Akademisë së Mbrojtjes. Trajnimi ishte zhvilluar për të rekrutuarit me kualifikime të veçanta profesionale në fushën e mjekësisë.
Të lidhura
None found
Në përfundim të përgatitjes, pjesëmarrësit zhvilluan ceremoninë e betimit ushtarak, përmes së cilës u zotuan se do t’i kryejnë me përgjegjësi dhe përkushtim detyrat e tyre në shërbim të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Me marrjen e betimit, oficerët e rinj u bënë pjesë e radhëve të FSK-së dhe morën përsipër përgjegjësi të reja në shërbim të Forcës dhe vendit.
Angazhimi i kuadrove të specializuara pritet të rrisë kapacitetet profesionale të FSK-së, veçanërisht në sektorin e shërbimit shëndetësor.
Njohuritë dhe përvoja e tyre në mjekësi do të shërbejnë si mbështetje për gatishmërinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për realizimin e misionit të saj.
Përfundimi i këtij trajnimi përbën një hap të mëtejshëm në përgatitjen dhe përfshirjen e profesionistëve në strukturat e FSK-së, me theks te zhvillimi i shërbimit shëndetësor.
