Marijuanë dhe tapë në timon, policia “forcon dorën” në Durrës

4 shtetas janë arrestuar në Durrës pasi akuzohen , për vepra të ndryshme penale.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin M. H., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 doza me lëndë narkotike të dyshuar marijuanë.

Dy prej tyre janë konstatuar se drejtonin mjetin pa leje drejtimi dhe personi i katërt është arrestuar pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Kjo çështje i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 doza me lëndë narkotike të dyshuar marijuanë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. F., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 3, Durrës, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

B. D., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Tapizë, Krujë, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

A. Q., 17 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, pasi në fshatin Grizë, Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës, e për pasojë është lënduar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/


Shtuar 27.03.2021 12:20