Fjolla dhe Fisniku kanë hapur dyert e shtëpisë së tyre në Prishtinë për “Prive”. Çifti jeton në një rezidencë luksoze me 4 dhoma gjumi, 4 banjo, dhomë ndjenje, kuzhinë, garderobë, bodrum, park lojërash dhe oborr.
Në shtëpinë e çiftit mbizotëron ngjyra bezhë, kombinuar me të zezën, të bardhën dhe grinë.
Në garderobën e këngëtares ka veshje mijëra euro të firmave Dior, Versace, Valentino, McQueen, Louis Vuitton, Hermes, Balman, Dolce&Gabbana.
Një gamë e gjerë me çanta, pallto, fustane, këpucë e veshje ditore.