Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Genc Nimoni, ishte pjesë e tryezës së diskutimit me temën “Parandalimi i torturës përmes mbrojtjes së shëndetit mendor në institucionet korrektuese”, e organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, në shënim të 26 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës.
Gjatë fjalës hyrëse, Nimoni nënvizoi se kjo ditë është një kujtesë e vazhdueshme për detyrimin që ekziston në mbrojtje të dinjitetit njerëzor, për ndalimin e çdo forme të trajtimit çnjerëzor e degradues dhe për sigurimin e respektimit të të drejtave themelore të çdo personi të privuar nga liria në Kosovë.
None found
Ai tha se në vitet e fundit janë bërë hapa të rëndësishëm për fuqizimin e sistemit, përmes ngritjes së mekanizmave të përbashkët mes Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, duke zbatuar standardet më të larta të Këshillit të Evropës.
Me këtë rast, Zëvendësministri Nimoni bëri të ditur se projekti dyvjeçar i Këshillit të Evropës për trajtimin e personave me çrregullime të shëndetit mendor po i afrohet përfundimit, ndërsa Qeveria e Republikës së Kosovës, me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë, ka ndarë buxhet për zgjerimin e kapaciteteve të Institutit të Psikiatrisë Forenzike, projekt që pritet të përfundojë në muajt në vijim.
Ai përmendi gjithashtu edhe themelimin, me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë, të Institucionit për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta, i cili funksionon si pavijon i veçantë në kuadër të Qendrës Korrektuese në Dubravë.
Në fund, Zëvendësministri Nimoni rikonfirmoi përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për përparimin e standardeve të të drejtave të njeriut dhe për garantimin e një trajtimi dinjitoz për personat e privuar nga liria.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi me inicialet M.B.,…
Kryetari i Gjykatës së Pejës, Shemsedin Haxhijaj, thotë se nuk ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj gjyqtarit Migjen Kastrati, pasi sipas…
Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mallra të padeklaruara gjatë kontrollit doganor në Pikën e Kalimit Kufitar në Han…
Vespa ka prezantuar gamën e përditësuar elektrike për vitin 2027, duke sjellë motor të ri, efikasitet më të lartë, konsum…
Audi ka konfirmuar se supervetura e re Nuvolari do të jetë e disponueshme edhe në SHBA, por në një numër…
Jude Bellingham (23 vjeç), një yll i Real Madridit dhe ekipit kombëtar të Anglisë, pranoi se nuk di të gatuajë…