Gjatë një kontrolli në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit, zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mallra që nuk figuronin në deklaratat doganore.
Për kontroll në këtë pikë ishin paraqitur disa kamionë që transportonin automjete. Për ngarkesat e tyre ishin dorëzuar më parë deklaratat për procedurën e zhdoganimit.
None found
Pas shqyrtimit të dokumenteve dhe krahasimit të të dhënave të deklaruara me mallrat, zyrtarët konstatuan se pesha e ngarkesës ishte deklaruar saktë. Megjithatë, në dokumentacion mungonte një pjesë e mallit: sistemi i shkallëve rrëshqitëse për kabinën e automjeteve.
Vlera e këtij malli të padeklaruar është vlerësuar në rreth 27,000 euro, pa llogaritur detyrimet doganore dhe tatimore.
Dogana e Kosovës po e trajton rastin sipas procedurave ligjore në fuqi. Veprimet e mëtejshme do të kryhen në përputhje me dispozitat përkatëse të Kodit Nr. 08/L-247 Doganor dhe të Akcizave.
Institucioni rikujton se çdo pjesëmarrës në procedurat doganore ka detyrimin ligjor t’i deklarojë të gjitha mallrat në mënyrë të plotë dhe të saktë. Mospërputhjet mes deklaratës dhe gjendjes së mallrave verifikohen dhe trajtohen nga autoritetet doganore.
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni shpreh shqetësimin dhe pakënaqësinë e saj lidhur me procesin e formimit të organeve të…
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi me inicialet M.B.,…
Kryetari i Gjykatës së Pejës, Shemsedin Haxhijaj, thotë se nuk ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj gjyqtarit Migjen Kastrati, pasi sipas…
Vespa ka prezantuar gamën e përditësuar elektrike për vitin 2027, duke sjellë motor të ri, efikasitet më të lartë, konsum…
Audi ka konfirmuar se supervetura e re Nuvolari do të jetë e disponueshme edhe në SHBA, por në një numër…
Jude Bellingham (23 vjeç), një yll i Real Madridit dhe ekipit kombëtar të Anglisë, pranoi se nuk di të gatuajë…