Në Prishtinë po zhvillohet konferenca ndërkombëtare me temë “Zbatimi i marrëveshjes Kosovë–Danimarkë për transferimin e të burgosurve në Kosovë: sfidat ligjore, të drejtat e njeriut dhe çështjet operacionale”. Organizimin e këtij aktiviteti e ka bërë Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).
Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e QKRMT-së, deklaroi se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës hyri në fuqi në qershor të vitit 2024. Dokumenti parashikon që në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan të transferohen 300 të burgosur nga Danimarka.
None found
Ajo sqaroi se marrëveshja tashmë ka hyrë në fazën e zbatimit, ndërsa procesi i transferimit të të burgosurve pritet të fillojë gjatë vitit 2027.
“Kosova ndodhet përballë një realiteti të ri pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje në qershor të vitit 2024. Në bazë të saj, 300 të burgosur danezë do të transferohen në burgun e Gjilanit, duke e bërë Kosovën vendin pritës për ta në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan. Edhe pse zbatimi i marrëveshjes ka nisur, transferimi i tyre pritet të fillojë në vitin 2027”, tha Rushiti.
Zëvendësministri i parë i Drejtësisë, Genc Nimoni, theksoi se përmbushja e marrëveshjes kërkon më shumë sesa funksionalizimin e një institucioni korrektues. Sipas tij, nevojiten infrastrukturë e përshtatshme, personel profesional dhe organizim i duhur.
“Marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për përdorimin e Institucionit Korrektues në Gjilan për ekzekutimin e dënimeve daneze përfaqëson një angazhim të vazhdueshëm të të dyja vendeve. Ratifikimi i saj nga Kuvendi i Republikës së Kosovës ka vendosur bazën e bashkëpunimit. Megjithatë, zbatimi i saj nuk kufizohet vetëm në funksionalizimin e një institucioni korrektues, pasi kërkon përgatitjen e infrastrukturës, angazhimin e stafit profesional dhe një organizim të mirëfilltë, duke garantuar mbi të gjitha respektimin e të drejtave të njeriut”, tha Nimoni.
Diskutimet e konferencës janë përqendruar te vështirësitë ligjore, garantimi i të drejtave të njeriut dhe aspektet operacionale të zbatimit të marrëveshjes Kosovë–Danimarkë.
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka nisur sot mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Mbledhja…
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, sot mbajti fjalim në aktivitetin qendror me rastin e Ditës Botërore të Goditjes në Tru,…
Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së naftës dhe benzinës në Shqipëri, pas mbledhjes së zhvilluar…
Gjykata e Apelit ka mbajtur sot seancën e kolegjit, në të cilën u shqyrtuan ankesat kundër vendimit të Gjykatës Themelore…
Partitë opozitare, PDK, LDK dhe Aleanca, kanë shprehur kundërshtimin ndaj shqyrtimit të dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e…
Luis Suarez hapi rezultatin me një goditje të fortë në ndeshjen midis Inter Miami dhe Cincinnati, dhe një pikë në…