Jude Bellingham, 23 vjeç, futbollist i Real Madridit dhe i kombëtares së Anglisë, ka treguar se nuk di as të gatuajë, as të drejtojë makinën. Në një intervistë për British Vogue, ai tha se ndihet i pjekur në fushë, por jo po aq i pavarur në jetën e përditshme.
Bellingham u shpreh se është i zoti në atë që bën si futbollist, ndërsa për shumë gjëra të tjera ka nevojë për ndihmë. Për punët e përditshme mbështetet te familja dhe miqtë, përfshirë nënën e tij Denise, e cila jeton me të në Madrid. Atë e ndihmojnë edhe një kuzhiniere dhe një pastruese.
None found
Edhe pse nuk ka patentë shoferi, Bellingham ka krijuar një koleksion makinash luksoze. Sipas The Sun, ai zotëron shtatë automjete, me një vlerë të përgjithshme të përllogaritur në rreth 1.26 milion euro.
Makina më e shtrenjtë e koleksionit është një Lamborghini Urus Performante, që kushton rreth 250,000 euro, por Bellingham nuk mund ta drejtojë vetë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi me inicialet M.B.,…
Kryetari i Gjykatës së Pejës, Shemsedin Haxhijaj, thotë se nuk ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj gjyqtarit Migjen Kastrati, pasi sipas…
Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mallra të padeklaruara gjatë kontrollit doganor në Pikën e Kalimit Kufitar në Han…
Vespa ka prezantuar gamën e përditësuar elektrike për vitin 2027, duke sjellë motor të ri, efikasitet më të lartë, konsum…
Audi ka konfirmuar se supervetura e re Nuvolari do të jetë e disponueshme edhe në SHBA, por në një numër…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka depozituar në Gjykatën e Posaçme një dokument prej mbi 100 faqesh, ku…