Ndodh në Mitrovicë! Burri shkon në vendin e punës së ish-gruas, rreh atë dhe një koleg të saj

Një burrë është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, pasi ka shkuar te puna e ish-gruas së tij dhe e ka sulmuar fizikisht.

Burri e ka sulmuar fizikisht edhe një koleg të saj.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa rasti ka ndodhur në Mitrovicën Veriore.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË FAMILJARE/Mitrovicë-Veri,02.05.2022 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka shkuar në vendin e punës të ish bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare,  ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten dhe një kolegë të saj mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./express


Shtuar 4.05.2022 12:05