Moti i keq la pa energji elektrike spitalin e Bulqizës, Lura e bllokuar prej 3 ditësh

Moti i keq ka shkaktuar bllokim të rrugëve dhe mungesë të energjisë elektrike në disa fshatra në qarkun e Dibrës.

Situat paraqitetet tejet problematike në njësitë e thella të Dibrës si në Lurë, Ostren, Kalaja e Dodë.

Lura rezulton prej tre ditësh e bllokuar nga dëbora dhe nuk komunikon me bashkinë e Dibrës, por nga Rrësheni, për shkak se dëbora ka arritur deri në 50 cm.

Sakaq mësohet se ndërprereje të energjisë elektrike ka patur mbrëmë edhe në spitalin e Bulqizës.

Spitali ka qendruar pa energji elektrike prej disa orësh. Ndërkohë raportohet se ka patur rrëshqitje dheu te rruga e Arbrit, me automjetet që kanë mbetur herë pas herë të bllokuara në rrugë./Albeu.com/ 


Shtuar 23.01.2023 12:05