Çifti i njohur Anita dhe Ramush Haradinaj janë shumë aktiv në rrjetet sociale, ku ndajnë herë pas here edhe momente nga jeta e tyre e përditshme.
Së fundmi, ishte bashkëshortja e ish-kryeministrit e cila ka postuar një foto në storien e saj në Instagram, ku çifti kanë pozuar pranë njëri-tjetrit.
“Me loqken tem”, ka shkruar Anita krahas imazhit teksa i ka bërë edhe tag.
Çifti i njohur janë një nga më të komentuarit në media rozë. Para pak ditësh, ata pritën në familjen e tyre, këngëtaren Elvana Gjata për vizitë. Ajo i bëri edhe një dhuratë speciale siç ishte albumi i fundit “Çelu”.