Masat e Vuçiç për Kosovën, KFOR: Çelësi i sigurisë së qëndrueshme, shmangia e veprimeve që sjellin tensione

KFOR ka reaguar së fundmi në lidhje me zhvillimet aktuale në Kosovë. Në një deklaratë tej npër Klankosova, KFOR-i ka kërkuar që të shmangen veprimet që mund të krijojnë tensione. Më tej në reagim theksuan se ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal.

“Është e rëndësishme të shmangen veprimet që mund të krijojnë tensione të panevojshme. Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal”, ka thënë KFOR-i kur është pyetur në lidhje me paralajmërimet serbe për shpalljen e Kosovës si “territor të okupuar”.

KFOR-i tha se do të vazhdojë të zbatojë mandatin e tij të dhënë nga OKB-ja për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Para deklarimit të djeshëm të presidentit të Serbisë në lidhje me Kosovën, mediat e afërta me pushtetin atje paralajmëruan se Alleksandar Vuçiç do të shpallte Kosovën “territor të okupuar”. Megjithatë, Vuçiç nuk e bëri këtë. Madje ai tha se po ta shpallte të tillë, kjo, sipas tij, do të nënkuptonte njohje të territorit të Kosovës.


Shtuar 14.09.2024 22:00

Tags: , ,