LIVE: Kuvendi nis seancën e jashtëzakonshme për Specialen

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për çështjen e Speciales ka nisur më 06.10.2026, në orën 23:27.

Mbledhja pritet të trajtojë dy zhvillime të rëndësishme politike: zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës dhe votimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Të lidhura

None found

Gjatë ditës, Partia Demokratike e Kosovës ka dhënë mbështetjen për propozimin që Justina Shiroka-Pula të jetë kandidate për presidente, duke hapur rrugën për zhvillimin e procesit të votimit në Kuvend.

Kryeministri Albin Kurti kishte propozuar që fillimisht të votohej projektligji për ndryshimin e Ligjit për Specialen dhe më pas kandidatura e Shiroka-Pulës për presidente.

Një ditë më parë, Kuvendi e kishte miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Nisma mori 91 vota për, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.


Shtuar më 6.10.2026 23:35