Lladrovci kërkon mbështetjen e deputetëve për kandidaturën e Justina Shiroka-Pulës

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, deklaroi se emri i Justina Shiroka-Pulës është shqyrtuar në Partinë Demokratike të Kosovës prej rreth tre muajsh si një prej emrave të mundshëm për postin e presidentes së Kosovës.

Të lidhura

None found

Duke folur në emisionin “Debat Plus”, Lladrovci e cilësoi Shiroka-Pulën si një kandidate të përshtatshme dhe tha se propozimi për të është i qëlluar. Ai u bëri thirrje deputetëve që ta votojnë.

“Justina Pula është një zonjë e jashtëzakonshme, e cila e pranon pozitën e presidentes. Ajo është një kandidate që mund të vijë nga PDK-ja. Emri i saj është diskutuar në PDK prej tre muajsh dhe jam i bindur se propozimi është i qëlluar dhe i jashtëzakonshëm”, u shpreh Lladrovci.

Ai shtoi se kandidatura duhet të jetë e pranueshme për të gjithë, ndërsa sqaroi se nuk e di nëse emri i saj është diskutuar në Kryesinë e PDK-së, pasi nuk është pjesë e këtij organi. Megjithatë, Lladrovci tha se në PDK emri i Shiroka-Pulës është përmendur dhe është shqyrtuar si mundësi për propozim, duke apeluar te të gjithë deputetët që ta votojnë.


Shtuar më 6.10.2026 23:35