LDK-ja vendosi me votë të fshehtë për Abdixhikun, kreu i partisë nuk mori pjesë në votim

Procesi i votimit për shkarkimin ose jo të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, është përmbyllur nga delegatët e kësaj partie.

Të lidhura

None found

Delegatët votuan në fshehtësi, duke iu përgjigjur pyetjes: “A duhet të shkarkohet Abdixhiku?”. Sipas burimeve të KP-it, vetë Lumir Abdixhiku nuk ka votuar.

Tashmë pritet numërimi i votave dhe shpallja e rezultateve.

Ky Kuvend i jashtëzakonshëm u thirr me kërkesën e 1/3 së delegatëve, të cilët kërkuan largimin e Abdixhikut nga drejtimi i partisë.

Votimi në Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës nisi pasi Abdixhiku mbajti fjalimin e tij dhe Armend Zemaj parashtroi akuza ndaj tij.

Zemaj, në cilësinë e deputetit dhe anëtarit të Kuvendit, renditi gjatë fjalës së tij dështimet që, sipas tij, e kanë shoqëruar drejtimin e LDK-së nga Abdixhiku.

Në debat reagoi edhe një delegat i LDK-së nga Gjilani, i cili akuzoi të “pakënaqurit” brenda partisë se po përpiqen ta shkatërrojnë shtëpinë e tyre.

Fjala e tij u ndërpre pasi u vendos që debati të mos vazhdonte më dhe të kalohej menjëherë në votim. Të 327 delegatët u thirrën individualisht me emër për ta hedhur votën në mënyrë të fshehtë.

Një Kuvend tjetër i partisë ishte zhvilluar edhe më 31 janar 2026. Në atë mbledhje, pas votimit të fshehtë, delegatët nuk e pranuan dorëheqjen e Lumir Abdixhikut. Ai siguroi vetëm 28 vota më shumë për të vazhduar qëndrimin në krye të LDK-së.

Delegatët e pranishëm në atë Kuvend u deklaruan në fshehtësi me “PO” ose “JO” për pranimin apo refuzimin e dorëheqjes së kryetarit të LDK-së.


Shtuar 30.07.2026 21:34

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort