“Revolucioni i Flamingove”, siç është emërtuar protesta nga organizatorët, ka hyrë në ditën e 61-të. Qytetarët kanë nisur marshimin e radhës, duke kërkuar ndryshim dhe largimin e qeverisë.
Nën thirrjet “Dorëheqje!” dhe mesazhe të tjera kundër qeverisjes aktuale, protestuesit janë rikthyer në rrugë. Ata shprehen se rezistenca do të vazhdojë derisa të përmbushen kërkesat e paraqitura.
Të lidhura
None found
Pjesëmarrësit kanë përsëritur kundërshtitë e tyre ndaj përqendrimit të pushtetit, korrupsionit dhe problemeve sociale që, sipas tyre, po ndikojnë në vend.
Aktivistët dhe qytetarët thonë se protesta është nxitur nga një sërë shqetësimesh, mes të cilave funksionimi i institucioneve, pushteti vendor dhe gjendja e shërbimeve publike. Ata kanë ngritur gjithashtu çështjen e largimit të mjekëve dhe infermierëve, mungesën e mjeteve për zjarrfikësit dhe problematika të tjera sociale.
