Ky është 27 vjeçari që u vra sot në Mitrovicë (FOTO LAJM)

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Mitrovicës.

Si pasojë e një zënke që filloi në Tregun e Gjelbërt atje, i vrarë mbeti një 27-vjeçar.

Bëhet fjalë për V.F nga fshati Dolak i Vushtrrisë.

Në lidhje me këtë rast është arrestuar dorasi, Sh.A nga fshati Vinarc.

E mediat lokale atje kanë publikuar edhe fotografi të viktimës, i cili raportohet që në familjen e tij ishte djali i vetëm.


Shtuar 17.04.2021 17:55

Tags: ,