Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, katër persona në spital

Një automjet ka dalë nga rruga në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Gjader dhe ka përfunduar në një parcelë.

Paraprakisht dyshohet se nga aksidenti dy persona kanë mbetur të plagosur, por ende nuk dihen detaje zyrtare.

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në afërsi të vendit të quajtur ” Kryqëzimi i Gjadrit ” , mjeti tip “Ford” me drejtuese shtetasen M.C., ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe 3 shtetasit që ndodheshin pasagjerë në këtë mjet, të cilët janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 17.04.2021 17:44