Kurti kundërshton kërkesat e LDK-së: Asnjë marrëveshje nuk mund të zhbëjë vullnetin qytetar

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të vazhdojë të shtunën paradite, ndonëse afati prej 30 ditësh, i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për mbylljen e këtij procesi, përfundon të premten në mesnatë.

Albin Kurti, kryeministër në detyrë dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, bëri të ditur para mediave se palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje politike për ngritjen e institucioneve të reja. Megjithatë, ai u shpreh i bindur se përpara qëndron stabiliteti.

Të lidhura

None found

Sipas Kurtit, dallimet mes qëndrimeve dhe pritjeve të palëve vazhdojnë të jenë të mëdha. Ai vlerësoi se ekziston një hendek drastik ndërmjet rezultatit të zgjedhjeve dhe kërkesave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke theksuar se nuk mund të lidhet një marrëveshje që zëvendëson vullnetin e popullit.

Kurti paralajmëroi se ngërçi nuk përfundon domosdoshmërisht me zgjedhjen e kryetarit dhe të Kryesisë së Kuvendit apo me krijimin e qeverisë së re, pasi më pas mbetet zgjedhja e presidentit.

Ai argumentoi se kjo formulë është provuar më parë dhe se përdorimi i së njëjtës metodë nuk mund të japë një rezultat tjetër. Sipas tij, një situatë e tillë do ta çonte në mënyrë të pashmangshme vendin drejt shpërndarjes së Kuvendit.


Shtuar 7.08.2026 23:33

matbetGrandpashabetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombetgar girişbetcio