Teleskopi më i fuqishëm kap vorbullat e Diellit që ndikojnë edhe në Tokë

Teleskopi diellor më i fuqishëm në botë u ka mundësuar shkencëtarëve të fotografojnë sipërfaqen e Diellit me hollësi të paarritura më parë. Në këto pamje janë identifikuar për herë të parë vorbulla të fuqishme mbi yllin tonë, të cilat kanë rol thelbësor në formimin e motit hapësinor.

Të lidhura

None found

Vëzhgimet u realizuan me Teleskopin Diellor Inouye, që ndodhet në majat e Havait, ndërsa gjetjet u botuan në revistën shkencore Nature.

Fenomeni i regjistruar quhet paqëndrueshmëria Kelvin-Helmholtz. Ai shfaqet kur dy shtresa fluide — në këtë rast gazra me temperatura shumë të larta — rrëshqasin pranë njëra-tjetrës, duke formuar vorbulla në trajtë spirale.

Një dukuri e krahasueshme vërehet në oqeane, ku valëzime të vogla mund të zhvillohen deri në dallgë të mëdha.

Studiuesit shpjegojnë se ndërveprimi mes gazrave tejet të nxehtë dhe fushës magnetike të Diellit i krijon këto vorbulla. Përmes lëvizjeve të tyre akumulohet energji magnetike, e cila më pas mund të çlirohet si shpërthim diellor ose si nxjerrje masive e plazmës në hapësirë.

“Dielli është burimi i gjithë kësaj energjie dhe i motit hapësinor,” deklaroi Dr. David Boboltz nga Observatori Kombëtar Diellor i SHBA-së (NSO). Ai tha se imazhet me rezolucion shumë të lartë do t’u japin mundësi shkencëtarëve t’i kuptojnë më qartë këto dukuri dhe, në të ardhmen, t’i parashikojnë ato.

Rëndësinë e këtij zbulimi e nënvizoi edhe astronomi Dr. David Kuridze. “Këto lëvizje rrotulluese krijojnë energji magnetike, e cila mund të grumbullohet dhe të shkaktojë shpërthime të mëdha,” u shpreh ai.

Sipas studiuesit Dr. Friedrich Woeger, gjetja hedh dritë jo vetëm mbi mekanizmat që prodhojnë motin hapësinor, por edhe mbi arsyen pse atmosfera e jashtme e Diellit ka temperatura shumë më të larta se sipërfaqja e tij.

“Kur mjaftueshëm energji grumbullohet në shtresat e sipërme, ajo mund të çlirohet në formën e një shpërthimi diellor ose të një nxjerrjeje koronale të masës,” shpjegoi ai.

Përse ka rëndësi ky zbulim?

Efektet e motit hapësinor mund të ndihen drejtpërdrejt edhe në Tokë. Shpërthimet e forta diellore mund të cenojnë rrjetet elektrike, satelitët dhe sistemet e komunikimit e të navigimit, si dhe të rrezikojnë astronautët që ndodhen në hapësirë.

Përveç këtyre pasojave praktike, shkencëtarët vënë në dukje se Dielli vazhdon të jetë laboratori natyror më pranë nesh për studimin e ligjeve themelore të fizikës.

“Është ylli ynë më i afërt dhe na ndihmon të kuptojmë disa nga ligjet bazë të universit,” tha Dr. Boboltz. Ai kujtoi se prova e parë eksperimentale e teorisë së relativitetit të Albert Ajnshtajnit u sigurua gjithashtu përmes vëzhgimeve të një eklipsi diellor. /BBC


Shtuar 7.08.2026 23:33

matbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombetgit girişbetcio