Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka zbuluar detaje nga takimi me Albin Kurtin në Bruksel. Vuçiç bën me dije se Kurti e pyeti 10 herë se kur do e njihte Kosovën, dhe ai mori përgjigjen ‘’Kurrë’’.
Ndërkohë Vuçiç e pranon u përgjigj në mënyrë brutale ndaj Kurtit, madje edhe mund ta ketë fyes, por nuk pendohet. Për Presidentin serb ishte befasi se si një njeri mund të përdorte një fjalor të tillë në takim.
Gjithsesi Kurti me Vuçiç do të takohen më 25 korrik në ballafaqimin e radhës nën një skenë të nxehtë politike.