Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) publikoi sot rezultatet e referendumeve të mbajtur më 21 prill në katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Procesi i votimit u organizua për të vendosur rreth largimit ose mbetjes në detyrë të kryetarëve të këtyre komunave.
Sipas të dhënave të KQZ-së, shumica e votuesve kanë vendosur kundër largimit të kryetarëve aktualë.
Megjithatë, procesi i votimit në këto komuna nuk arriti të mblidhte numrin e nevojshëm të pjesëmarrësve për të qenë i vlefshëm.
Vetëm 265 qytetarë nga komunat veriore morën pjesë në votim, një numër shumë i vogël në krahasim me të drejtuarit për të votuar.
KQZ e konsideroi votimin të dështuar për shkak të pjesëmarrjes së ulët, ku nuk u arrit pragu prej 50+1 përqind të votuesve.
Referendumi u bojkotua nga qytetarët serbë, pasi Lista Serbe i bëri thirrje qytetarëve të mos marrin pjesë në këtë proces.