Kore raciste, banderola fyese, ndërprerje ndeshjeje dhe i kuq! Dardanët “bien” në Rumani dhe humbin shpresat për në Europian

Në Bukuresht ndodhi pothuajse gjithçka. Thirrje raciste, ndërprerja e ndeshjes për më shumë se 50 minuta, karton i kuq për Muriqin dhe penallti e pritur nga Arijanet Muric por në fund Kosova nuk arriti të fitonte.

Rumania triumfoi 1-0 por vendasit për të disatën herë u mbështetën nga ultrasit ekstremistë me thirrjet e vazhdueshme kundër Kosovës duke krijuar një atmosferë surreale që shumë mirë mund të ishte mbyllur në minutën e 17 kur lojtarët iu drejtuan dhomave të zhveshjes dhe më pas u rikthyen të detyruar për të vazhduar ndeshjen.

Asnjë minutë pushim në “Nacional Arena” ku në pjesën e parë Rashica rrezikoi vendasit e madje në të dytën ishte Muriqi që para se të ndëshkohej me të verdhin e dytë, shpërdoroi një rast të pastër.

Në minutën e 62, Stanciu në krahun tjetër u ndal nga portieri i dardanëve që gjithsesi nuk arriti të bënte asgjë në minutën e 83 kur i njëjti autor e ndali topin në rrjetë, ndërsa një gol tjetër Rumania e shënoi në shtesë.

Kosova mbetet në vendin e 5 me 4 pikë dhe 8 më pak nga zona Euro 2024 pasi Rumania rikthehet në vendin e dytë me 12 pikë.


Shtuar 12.09.2023 23:49