Kontrollet kufitare në të gjitha pikat e kalimit mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë nisur sërish nga dita e sotme, pas një ndërprerjeje prej pesë muajsh.
Të lidhura
None found
Zbatimi i këtij regjimi, i parashikuar të vijojë gjatë gjithë muajit tetor, ka sjellë radhë të gjata dhe grumbullim automjetesh në pikën kufitare të Morinës.
Qytetarët e kanë cilësuar rikthimin e kontrolleve si të panevojshëm dhe kanë kërkuar që procedurat të jenë të njëjta përgjatë gjithë vitit.
Për të lehtësuar lëvizjen dhe për të reduktuar pritjet, policia kufitare ka rritur numrin e sporteleve në Morinë.
Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kosovës përcakton se mënyra e kalimit kufitar ndryshon sipas periudhave të vitit.
Kontrollet janë në fuqi nga 1 marsi deri më 30 prill, si dhe nga 1 tetori deri më 31 tetor.
Pa kontrolle kufitare udhëtohet nga 1 maji deri më 30 shtator dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt.
Ky lehtësim i kalimit zbatohet vetëm për automjetet që kanë targa shqiptare ose kosovare.
