Berisha në Strasburg: Kontrolli i mediave nga qeveria e bën pluralizmin politik fiktiv

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë shqiptare për dominimin e medias dhe dobësimin e pluralizmit gjatë fjalës së tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, në Strasburg.

Sipas Berishës, më shumë se 90% e mediave në Shqipëri, përfshirë mënyrën e raportimit të lajmeve, debatet dhe editorialet, kontrollohen nga kryeministri, qeveria dhe bizneset oligarkike të lidhura me të. Ai deklaroi se pjesa e mediave që nuk është nën këtë ndikim përballet me presion, sulme verbale e fizike ndaj gazetarëve, gjoba të rënda, si dhe dëmtime të pronës.

Të lidhura

None found

Berisha tha gjithashtu se rekomandimet e Këshillit të Europës dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare për situatën e medias në Shqipëri janë shpërfillur nga qeveria.

Duke iu referuar situatës në vend, ai argumentoi se kontrolli i gjerë mbi mediat e ka shndërruar atë që e quajti “të keqen banale” nga një varg gabimesh të izoluara në një sistem të mirëfilltë sundimi.

Sipas kryetarit të PD-së, manipulimi i gjuhës nuk është thjesht pasojë e këtij sistemi, por një mekanizëm përmes të cilit ushtrohet pushteti. Ai tha se fjalët mund të përdoren si një “burg pa mure”, duke penguar mendimin e pavarur që në fillesat e tij.

Berisha e lidhi korruptimin e gjuhës me prishjen e marrëdhënies bazë mes individit, shoqërisë dhe së vërtetës. Në këtë mënyrë, sipas tij, edhe liria humbet përmbajtjen, ndërsa pluralizmi politik zëvendësohet nga një pluralizëm burokratik.

“Gjuha nuk shërben më për të kërkuar të vërtetën, por për të ndërtuar mure”, deklaroi ai, duke cituar edhe Ludëig UITTGENSTEIN: “Kufijtë e gjuhës sime tregojnë kufijtë e botës sime”.

Kreu i opozitës shtoi se kjo gjuhë përdoret për të sulmuar kundërshtarët dhe për të paraqitur opozitën si përgjegjëse për çdo problem që shfaqet në vend.

Në përfundim të fjalimit, Sali Berisha kërkoi një qëndrim të prerë ndërkombëtar, vendosjen e sanksioneve dhe ndëshkimin e asaj që ai e cilësoi si “narkoshtet” në Shqipëri, si edhe të personave që, sipas tij, e kanë ndërtuar atë. Ai i paraqiti këto masa si kushte të domosdoshme për garantimin e lirisë dhe pavarësisë së medias dhe për rikthimin e pluralizmit të vërtetë demokratik.


Shtuar më 1.10.2026 10:59

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş