Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar nga lidhje me kërcënimet ndaj presidentes Vjosa Osmani, teksa njofton se ka autorizuar njësinë përkatëse të policisë që të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për identifikimin e personave qe kanë kryer këtë vepër penale.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pranuar informacion nga Policia e Kosovës lidhur me rastin konkret. Në kuadër të kësaj ka autorizuar Njësinë përkatëse të policisë që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me identifikimin dhe zbulimin e kryerësve të mundshëm të veprës penale,” thuhet në reagim.
Të hënën e kësaj jave, një mesazh kërcënues mbërriti në adresën elektronike të presidencës duke kërcënuar me jëtë të parën e shtetit, Vjosa Osmani.
Ndërkohë, ditën e djeshme bashkëshorti i presidentes, Prindon Sadriu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke deklaruar se kjo nuk ishte hera e parë që Osmani kërcënohej me jetë. Sadriu bëri me dije se këto mesazhe kërcënuese nuk janë të rastësishme, por nxitja të hapura për dhunë dhe që shënjestrojnë vetë institucionin e Presidentes.
Në reagimin e tij, ai theksoi se kjo ndodh pasi kërcënuesit nuk përballen me drejtësinë. Më tej, ai kritikon ashpër institucionet përgjegjëse nuk mbrojnë, kërcënuesit ndihen të sigurt