Islami i quan të pazbatueshme teknikisht kërcënimet e Vuçiqit për devijimin e ujit të Ujmanit

Deklarimet e fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, janë pjesë e vazhdimit të një retorike që synon rritjen e tensioneve, ka vlerësuar eksperti i sigurisë, Avni Islami.

Të lidhura

None found

Sipas Islamit, Vuçiqi vijon ta ndjekë këtë qasje edhe kundrejt Kosovës, duke mbartur trashëgiminë politike nga koha kur shërbente si ministër i Propagandës dhe Informacionit gjatë regjimit të Slobodan Millosheviqit.

Ai ka deklaruar se presioni tashmë është orientuar nga Liqeni i Ujmanit, pasi më herët kishte lëvizje ushtarake afër kufirit dhe incidente që rrezikuan sigurinë, mes tyre sulmi në Banjskë dhe ai ndaj infrastrukturës kritike të Ibër-Lepencit.

Islami ka theksuar se paralajmërimet për ndryshimin e njëanshëm të rrjedhës së ujit, me synimin për t’ua vështirësuar jetesën qytetarëve, nuk mund të realizohen nga pikëpamja teknike.

Pavarësisht kësaj, ai vlerëson se një qasje e tillë dëshmon përpjekjen e hapur për të vënë në pikëpyetje autoritetin legjitim të Republikës së Kosovës dhe për të penguar shtrirjen e rendit dhe të ligjit në të gjithë territorin e saj.

Eksperti i sigurisë ka nënvizuar se Kosova nuk duhet të pranojë kërcënime, shantazhe apo forma të tjera presioni të drejtuara kundër qytetarëve dhe institucioneve të saj.

Sipas tij, periudha kur toleroheshin shantazhet dhe kërcënimet asimetrike ka marrë fund, ndërsa sundimi i ligjit dhe siguria kombëtare do të zbatohen me vendosmëri, duke siguruar që çdo individ të trajtohet në mënyrë të barabartë përpara drejtësisë.

Islami ka shtuar se shkelësve të ligjit nuk do t’u njihet asnjë status i privilegjuar. Ai ka përfunduar duke thënë se institucionet e Kosovës do të vijojnë të garantojnë stabilitetin përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.


Shtuar 9.08.2026 19:32

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibombetwoon girişGrandpashabetCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİ