Hasani: Votimi në raundin e parë mund të përsëritet pa fund deri me 5 maj

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se në këtë formë siç është duke u votuar në Kuvendin e Kosovës, nuk është konsumuar raundi i parë i votimit dhe kjo sipas tij mund të vazhdojë deri më datë 5 maj.

Hasani u shpreh se nëse deri me 5 maj nuk zgjidhet presidenti, atëherë nuk do të ketë as kush t’i shpallë zgjedhjet pasi nuk ka ushtrues detyre të Presidentit të vendit.

“Nuk është konsumuar asnjë raund, kështu mund të vazhdojë pafund, dy herë apo tri herë. Deri më datën 5 maj, më pas nuk ka mandat askush, nuk ka më as kush i shpall zgjedhjet. Nuk konsiderohet e dështuar seanca edhe nëse shtyhet për një ditë tjetër. Kërkesa mund të bëhet nga kryetari i Kuvendit. Data e fundit është 5 maji”, tha Hasani në televizionin publik. /Telegrafi/


Shtuar 3.04.2021 22:42