Hamza konfirmon pjesëmarrjen e PDK-së në seancën e 9 shtatorit: Do të jemi në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës do të jetë e pranishme në seancën e 9 shtatorit, e cila është thirrur për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Konfirmimin e ka bërë kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PDK-së.

Të lidhura

None found

Hamza ka shprehur kritika për mënyrën se si është zhvilluar deri tani procesi i konstituimit, duke thënë se diskutimet kanë nxjerrë në pah shkeljen e Kushtetutës së Kosovës dhe moszbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, aktgjykimi përcakton qartë se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultatit zgjedhor, gjë që, siç ka theksuar ai, nuk ka ndodhur.

Kreu i PDK-së ka kundërshtuar edhe faktin që seanca nuk është caktuar më herët. Ai ka deklaruar se, pavarësisht se Kurti ka qenë në dijeni për këtë çështje, janë vijuar interpretimet dhe nuk është dhënë asnjë shpjegim faktik, logjik apo juridik për thirrjen e seancës pikërisht më 9 shtator.

Megjithatë, Hamza ka paralajmëruar se pjesëmarrja në seancë nuk do të thotë domosdoshmërisht se Kuvendi do të konstituohet. Ai ka ngritur mundësinë që ftesa të shërbejë për veprime të tjera dhe lojëra politike, ndërsa ka përsëritur se PDK-ja do të marrë pjesë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.


Shtuar 7.09.2026 17:00

sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahispusulabetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobet