Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Jonathan Hargreaves.
OVL-UÇK-ja njoftoi se në këtë takim u trajtuan shqetësimet dhe çështjet kryesore të veteranëve të UÇK-së, krahas zhvillimeve të fundit që kanë të bëjnë me ta.
Të lidhura
None found
Përfaqësuesit e organizatës nënvizuan vlerën e miqësisë së qëndrueshme dhe të partneritetit mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ata shprehën gjithashtu vlerësim të lartë për përkrahjen dhe kontributin e vazhdueshëm britanik ndaj Kosovës.
Sipas veteranëve, takime të këtij lloji krijojnë mundësinë që shqetësimet dhe qëndrimet e tyre t’u përcillen drejtpërdrejt miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës.
