Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka theksuar prioritetin e partisë për arsimin, duke siguruar se do të krijohet mundësia për të rinjtë që të realizojnë ëndrrat e tyre, pa u penguar nga kufizimet financiare.
Ai njoftoi se çdo vit do të ndahen 25 milionë euro për bursa studentore, duke mundësuar mbështetje për mijëra të rinj në Kosovë.
Të lidhura
None found
“Ne e kemi prioritet tepër të lartë arsimin, arsim për të ardhmen. Unë, kryeministër ju siguroj dhe garantoj që vajzë apo djalë që nuk ka mujt me i realizu ëndrrat, për shkak të kufizimit financiar, nuk ka me pas në Kosovë”, thotë Hamza.
“Çdo vit, 25 milionë euro, do u ndahen bursa studentore mijëra të rinjve në Kosovë”, shtoi ai.
