Publicisti Gëzim Mekuli ka reaguar ndaj deklarimit të ministres serbe Snezana Paunoviç, e cila është shprehur se, sikur të ndodhej në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte “pastruar etnikisht Kosovën”.
Të lidhura
None found
Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Mekuli e përkufizoi këtë qëndrim si një “thirrje naziste”, ndërsa kritikoi autoritetet shqiptare për atë që ai e konsideron mungesë të një reagimi zyrtar.
Në reagimin e tij, ai hodhi akuza edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar heshtjen dhe raportin e tij me Serbinë si të papranueshëm.
Më poshtë reagimi i plotë i Mekulit:
Mos e goditni Paunoviçin në Beograd, por Paunoviçin “tonë” në Tiranë.
Snezana Paunoviç, nxënëse e Çubrilloviqit, Andriqit dhe Millosheviqit, ministre e qeverisë serbe, e deklaroi haptazi: “Po të isha në vend të Millosheviçit në vitin 1998, do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën.”
Sipas tij, kjo është një thirrje e hapur naziste, e cila rikthen memorandumet e tmerrshme të Vaso Çubrilloviqit dhe Ivo Andriqit për shfarosjen e shqiptarëve, ndërsa nga Tirana zyrtare ka marrë vetëm heshtje të turpshme.
Edi dRama, ku je?
Ai shkruan se dRama, “si një palaço me atlete të bardha”, endet në korridoret e Parisit, u godet shpatullat miqve në Beograd, ankohet në mediat serbe për dështimin e “Ballkanit të Hapur” me Vuçiçin dhe sulmon protestuesit në Tiranë e Albin Kurtin në Prishtinë, pra më shumë se gjysmën e kombit shqiptar.
Sipas Mekulit, klasa politike e çoroditur e Tiranës mjaftohet me deklarata të konsumuara, duke dëshmuar se është e kalbur, e korruptuar dhe frikacake përballë asaj që ai e quan kërcënim kombëtar nga fashizmi serb.
Të heshtësh kur bëhen thirrje naziste për spastrim etnik ndaj popullit tënd, thotë ai, përbën tradhti të pastër.
Një (pa)krye-ministër që nuk ka guxim të mbrojë dinjitetin dhe ekzistencën e kombit përballë fashizmit serb, sipas tij, duhet të largohet sa më shpejt nga politika.
Ai shton se mbrojtja e shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë është gjithashtu obligim Kushtetues.
Apo jo, ti, miku i Vuçiqit dhe armiku i Albin Kurtit?
