Categories: kosovë

Gërvalla kundërshton presionin e BE-së për vendimin mbi gjyqtarët serbë

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka dalë në mbrojtje të vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për dorëheqjet e gjyqtarëve serbë, duke kundërshtuar deklaratat e zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

Të lidhura

None found

Ajo theksoi se KGJK-ja ka vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës, ndërsa institucionet e pavarura nuk duhet t’u nënshtrohen trysnive politike.

Gërvalla tha se përfaqësimi i komuniteteve në institucionet e drejtësisë është detyrim kushtetues, por nuk mund të shërbejë për të anashkaluar ligjin, pavarësinë e gjyqësorit apo përgjegjësinë individuale të zyrtarëve gjyqësorë.

Në reagimin e saj, ministrja deklaroi se zbatimi i ligjit në Kosovë nuk mund të negociohet dhe se askush nuk mund të vendoset mbi të.

Më 27 gusht 2026, Këshilli Gjyqësor i Kosovës refuzoi kërkesat për tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë, të dorëzuara në vitin 2022. Në të njëjtën kohë, KGJK-ja vendosi t’i propozojë u.d. Presidentes së Republikës së Kosovës lirimin e tyre nga detyra.

Sipas Gërvallës, bëhet fjalë për një vendim të marrë nga një institucion i pavarur dhe në përputhje të plotë me kuadrin kushtetues e ligjor të Kosovës.

Ajo iu referua nenit 26 të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, i cili përcakton se, në rast të dorëheqjes së një gjyqtari ose prokurori, Këshilli duhet t’ia dërgojë Presidentit propozimin për lirimin e tij nga detyra.

Ministrja nënvizoi se dorëheqjet janë paraqitur në vitin 2022 dhe se prej atëherë kanë kaluar pothuajse katër vjet. Gjatë kësaj periudhe, gjyqtarët në fjalë nuk kanë ushtruar detyrat e tyre.

Sipas saj, ata kanë mbetur jashtë proceseve të zakonshme të sistemit gjyqësor të Kosovës, përfshirë raportimin, vlerësimin e performancës, trajnimet e vazhdueshme dhe detyrimet e tjera që zbatohen për të gjithë gjyqtarët.

Gërvalla tha se mungesa e vazhdueshme në punë përbën shkelje të rëndë disiplinore, në bazë të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të vitit 2018. Ajo shtoi se kjo shkelje, së bashku me detyrimet e tjera ligjore të papërmbushura, e bën të papranueshme tërheqjen e dorëheqjeve në rrethanat aktuale.

Megjithatë, ministrja vlerësoi se vendimi duhet parë edhe në kontekstin në të cilin janë dhënë dorëheqjet.

Sipas saj, dorëheqjet e vitit 2022 nuk ishin iniciativa individuale dhe të shkëputura, por u paraqitën në mënyrë të organizuar, së bashku me dorëheqje nga pozita të tjera në institucionet e drejtësisë, në kushtet e një presioni politik të drejtuar nga shteti i Serbisë.

Gërvalla deklaroi se një veprim i tillë ishte në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës dhe me detyrimin e gjyqtarëve për të respektuar rendin kushtetues, sistemin juridik të vendit dhe pavarësinë e tyre gjatë ushtrimit të funksionit.

Ajo përmendi edhe vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës të 20 korrikut 2026, kur ky institucion refuzoi kërkesën e prokurorëve serbë dhe punonjësve administrativë për të tërhequr dorëheqjet e paraqitura në nëntor 2022.

Ministrja u kërkoi publikisht atyre që pretendojnë se këto vendime shkelin ligjin të përcaktojnë se cili ligj, nen apo dispozitë është cenuar.

Ajo shtroi edhe pyetjen se cili ligj i Republikës së Kosovës lejon që një person të dorëhiqet nga një funksion në sistemin e drejtësisë, të mos e ushtrojë atë për afërsisht katër vjet dhe më pas të rikthehet në të njëjtën pozitë.

Sipas Gërvallës, nëse pretendohet se ka pasur shkelje ligjore, atëherë duhet të identifikohet qartë norma konkrete që është shkelur.

Ajo e cilësoi të papranueshme që një vendim i KGJK-së, i bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, të vihet në dyshim për arsye politike. Gërvalla tha se Kosovës nuk mund t’i kërkohet zbatimi i ligjit dhe njëkohësisht t’u bëhet presion institucioneve të saj kur ato veprojnë në përputhje me ligjin.

Sipas saj, partnerët evropianë duhet ta mbështesin shtetin ligjor në Kosovë jo vetëm kur vendimet përputhen me interesat politike, por veçanërisht atëherë kur institucionet e pavarura marrin vendime mbi bazën e ligjit.

“Si Ministre e Drejtësisë, e mbështes fuqishëm vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe pavarësinë e tij për të vepruar në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor”, deklaroi Gërvalla.

Ajo përsëriti se përfaqësimi i të gjitha komuniteteve në institucionet e drejtësisë është një detyrim kushtetues, por shtoi se ky parim nuk mund të përdoret për të relativizuar ligjin, pavarësinë e gjyqësorit ose përgjegjësinë individuale të bartësve të funksioneve gjyqësore.

“Republika e Kosovës është shtet ligjor dhe shteti ligjor ka kuptim vetëm kur ligji zbatohet njësoj për të gjithë”, u shpreh ministrja.

Gërvalla deklaroi gjithashtu se Kosova nuk duhet ta sakrifikojë shtetin ligjor për politikat ledhatuese (appeasement) të BE-së, në dëm të rendit të saj kushtetues dhe juridik.

“Në Republikën e Kosovës askush nuk është mbi ligjin. Bash askush! Asnjë individ, asnjë institucion dhe asnjë presion politik, vendor apo ndërkombëtar”, përfundoi ajo.

të fundit

Humb jetën edhe elektricisti pas kontaktit me rrymën në Vaun e Dejës, rëndohet bilanci i ngjarjes

Rëndohet bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Karmë të Vaut të Dejës,…

28 seconds ago

Këshilli i Komunës së Dibrës pritet të votojë të hënën për fabrikën e re të Knauf

InfoShqip mëson nga burime brenda Komunës së Dibrës, të cilat kanë kërkuar të mbeten anonime, se të hënën në Këshillin…

13 minutes ago

Forcat serbe synuan të krijonin një realitet të ri” – 218 xhami u dëmtuan ose shkatërruan gjatë luftës

“Janë djegur, janë shkatërruar, janë demoluar, janë granatuar”. Të njejtin fat e pati edhe xhamia pranë Urës së Ibrit në…

21 minutes ago

Gjashtë të plagosur pas shpërthimit të një bombole gazi në Markatomaj të Lezhës

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e kësaj të shtune në një banesë në fshatin Markatomaj të Lezhës. Si pasojë…

22 minutes ago

Stiven Bibo vendosi fitoren e Laçit ndaj Partizanit: Do të jap maksimumin në çdo ndeshje, trajneri na jep liri

Stiven BiboLaçi fitoi përballë Partizanit, në ndeshjen e vlefshme të javës së dytë në “Abissnet Superiore” [...]Read More...

26 minutes ago

Tensions Return to the Aegean / Turkey Challenges Greek Plan and Calls Sovereignty Over Several Islands into Question

Një debat i ri është hapur mes Greqisë dhe Turqisë për çështjet e Egjeut, këtë herë me shkak një plan…

28 minutes ago