Categories: kosovë

Donika Gërvalla nderon figurën e Ymer Elshanit gjatë vizitës në Shtëpinë Muze në Poklek të Drenasit

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, qëndroi sot në Shtëpinë Muze të shkrimtarit Ymer Elshani në Poklek të Drenasit, ku bëri homazhe për jetën, krijimtarinë dhe flijimin e njërit prej shkrimtarëve dhe intelektualëve më të spikatur shqiptarë, i vrarë së bashku me pjesën më të madhe të familjes nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Të lidhura

None found

Ministrja Gërvalla u shpreh se “Shtëpia muze e shkrimtarit Ymer Elshani është ai vendi që dëshmon se historia e popullit tonë liridashës nuk shkruhet vetëm me data e ngjarje, por edhe me jetët dhe veprat e atyre që i dhanë shpirt ndërgjegjes kombëtare”.

Ajo theksoi më tej se regjimet gjenocidale nuk kanë frikë vetëm nga armët, por edhe nga librat, mendimi i lirë dhe nga njerëzit që i japin shpirt e vetëdije një kombi, siç ishte Ymer Elshani.

“Serbia nuk synoi vetëm jetët e shqiptarëve, por, edhe intelektualët, shkrimtarët dhe krijuesit tanë. Prandaj, dhe vrasja e tij dhe e familjes së tij gjatë luftës ishte pjesë e politikës gjenocidale të Serbisë, e cila nuk synoi vetëm shkatërrimin fizik të shqiptarëve, por edhe goditjen e mendimit, kulturës dhe kujtesës sonë kolektive. Në Poklek të Drenasit, ai u vra nga forcat serbe bashkë me bashkëshorten, katër djemtë, nënën dhe shumë civilë të tjerë”, deklaroi Ministrja Gërvalla.

Duke folur për figurën e Elshanit, ajo tha se ai ishte ndër emrat më të rëndësishëm të letërsisë shqipe për fëmijë dhe të rinj, një autor që përmes veprës së tij formoi breza të tërë me dashuri për gjuhën, kulturën dhe identitetin shqiptar.

Gërvalla shprehu gjithashtu falënderim të veçantë për Teuta Elshanin, vajzën e shkrimtarit dhe të vetmen të mbijetuar të familjes, për angazhimin e saj në ruajtjen e trashëgimisë familjare, duke mundësuar që shtëpia e Ymer Elshanit të kthehet në muze dhe në një dëshmi të përhershme të çmimit të rëndë që populli i Kosovës pagoi për liri.

“Dhe pikërisht, kujtimi për Ymer Elshanin është kujtimi i çmimit të lartë të lirisë sonë dhe një zotim i përhershëm për ta mbrojtur Republikën e Kosovës edhe më fort e me dinjitet, me të vërtetën historike, të ndërtuar mbi sakrificën dhe mbi gjakun e gjithë atyre që ranë për lirinë e saj”, tha Ministrja Gërvalla.

të fundit

Ronela Hajati: Si kryeministre do të rrisja pagat e pensionet, nuk njihja as emrin e presidentit

E ftuar në emisionin “Live me Luizin”, Ronela Hajati, ka komentuar pak edhe situatën që ndodhet Shqipëria së fundi. [...]Read…

1 minute ago

Gërvalla fton shqiptarët e Luginës të mbështesin me votë Koalicionin Shqiptar më 25 tetor

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që më 25…

2 minutes ago

Franca mobilizon 70 mijë policë e xhandarë për të shtunën, kufizime dhe siguri e shtuar në protesta

Franca do të angazhojë 70 mijë efektivë policie dhe xhandarmërie në të gjithë vendin të shtunën, për të parandaluar përsëritjen…

7 minutes ago

VIDEO/ Asani vijon serinë e golave, sulmuesi kuqezi shënon sërish për Esteghlal FC

Jasir AsaniNë ndeshjen mes Chadormalu dhe Esteghlal FC, e mbyllur në barazim 1 - 1, e vlefshme për javën e…

8 minutes ago

Rreth 2.000 euro për privatizimin e tokës, 24-vjeçarja nga Shkupi denoncon mashtrimin nga një ish-punonjës i Kadastrës

Ministria e Brendshme informon se dje pasdite në orën 14:00 në SPB Shkup, një 24-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se…

11 minutes ago

Tetova përballet sërish me ajrin e ndotur, ekspertët kërkojnë investime kapitale dhe subvencione

Vjeshta në Tetovë nuk sjell vetëm peizazhe të zverdhura, por edhe alarmin e përhershëm të ajrit të ndotur. Megjithëse temperaturat…

11 minutes ago