Një çështje që ka të bëjë me projektin për ndërtimin e fabrikës së re të kompanisë Knauf në Dibër pritet të hidhet në votim të hënën në Këshillin e Komunës. Këtë informacion InfoShqip e ka siguruar nga burime brenda Komunës së Dibrës, të cilat kanë kërkuar të mos identifikohen.
None found
Synimet e Knauf për realizimin e një investimi të ri ishin bërë publike edhe më parë. Kryetari i Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, gjatë janarit të këtij viti vizitoi selinë e kompanisë në Iphofen të Gjermanisë. Në njoftimin e publikuar atëherë nga Komuna thuhej se në takim ishte diskutuar edhe mundësia e ndërtimit të një fabrike të re, me kapacitete prodhuese dukshëm më të mëdha. Vlera e parashikuar e investimit ishte rreth 44 milionë euro.
Vëmendje pritet t’i kushtohet edhe ndikimit të mundshëm të projektit në mjedis, sidomos për shkak se lokacioni i planifikuar ndodhet në zonën qendrore të qytetit. Për këtë arsye, është e rëndësishme që publikut t’i bëhen të ditura vlerësimet mjedisore, masat e planifikuara për mbrojtjen e ajrit dhe të mjedisit, si dhe standardet që duhet të përmbushë një investim i këtij lloji.
Ende nuk dihet se çfarë propozimi konkret do t’u paraqitet këshilltarëve dhe si do të përfundojë votimi i së hënës. InfoShqip do t’i përcjellë zhvillimet dhe do ta njoftojë opinionin për çdo informacion të ri. /InfoShqip.com
Tottenhami ka qenë një nga klubet më aktive në afatin kalimtar të verës, duke shpenzuar plot 355 milionë euro për…
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar pas qëndrimeve të Bashkimit Evropian lidhur me…
Elbasani - VllazniaNjë ngjarje e pazakontë është regjistruar në fundin e ndeshjes në “Elbasan Arena” mes Elbasanit dhe Vllaznisë e…
Donald Trump do të jetë kryetar nderi i Presidents Cup 2026, pasi ka pranuar ftesën e PGA TOUR, organizatës kryesore…
InfoShqip mëson nga burime brenda Komunës së Dibrës, të cilat kanë kërkuar të mbeten anonime, se të hënën në Këshillin…
“Janë djegur, janë shkatërruar, janë demoluar, janë granatuar”. Të njejtin fat e pati edhe xhamia pranë Urës së Ibrit në…