Categories: kosovë

Gërvalla: Byroja për pasurinë e pajustifikueshme do të realizohet

Ushtruesja e detyrës së ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të bëhet realitet, duke e vlerësuar si një mekanizëm të nevojshëm për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe integritetit institucional.

Ajo ka bërë të ditur se mbyllja e konsultimit publik për Projektligjin përbën një etapë të rëndësishme në këtë proces.

Të lidhura

None found

“Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të jetësohet, sepse nuk ka rrugë tjetër për një shtet që synon drejtësi, barazi para ligjit dhe integritet institucional”, ka deklaruar ajo.

Gërvalla ka shprehur mirënjohje për qytetarët, ekspertët, organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet e drejtësisë për kontributin e tyre gjatë fazës së konsultimeve publike.

“Sot përfundon afati i konsultimit publik për Projektligjin për Byronë. Falënderojmë të gjithë qytetarët, ekspertët, organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet e drejtësisë që kanë kontribuar me komente, sugjerime dhe vërejtje gjatë këtij procesi”, ka thënë Gërvalla.

Sipas saj, secili koment i pranuar do të shqyrtohet me seriozitet dhe përgjegjësi.

“As edhe një koment i vetëm i pranuar nuk do të mbetet pa u trajtuar dhe pa marrë përgjigje. Çdo kontribut do të shqyrtohet me seriozitet dhe përgjegjësi, me qëllim që të kemi një ligj sa më të plotë, funksional dhe të qëndrueshëm”, është shprehur ajo.

Ajo ka nënvizuar se themelimi i Byrosë është një angazhim për forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik.

“Pasuria e pajustifikueshme, e krijuar mbi kurrizin, mundin dhe djersën e qytetarëve të Republikës, nuk mund të mbetet e paprekshme. Ajo duhet të verifikohet, të konfiskohet kur nuk justifikohet me burime të ligjshme dhe t’u kthehet qytetarëve, të cilëve u takon”, ka deklaruar ajo.

Gërvalla ka shtuar se në Republikën e Kosovës askush nuk është mbi ligjin dhe se pasuria e pajustifikueshme nuk mund të mbetet e pandëshkuar.

të fundit

Top Channel përgatitet të sjellë së shpejti “Big Brother VIP Albania 6

Spektakli më i madh që ka thyer rekorde shikueshmërie, “Big Brother VIP 6”, vjen së shpejti në ekranin e Top…

23 seconds ago

Kosova përgatitet për Izraelin dhe Irlandën, Foda fton 25 lojtarë dhe përfshin dy emra të rinj

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e fundit në…

13 minutes ago

Analistët i kërkojnë Ramës kujdes për Kosovën: Ndryshimi politik në Serbi nuk garanton ndryshim të qëndrimit të Beogradit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur skepticizëm lidhur me mundësinë që ndryshimet politike në Serbi të ndikojnë në qëndrimin…

13 minutes ago

State Lottery trial postponed, next hearing on November 11

Seanca gjyqësore në rastin "Lotaria Shtetërore", e cila duhej të mbahej sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, është shtyrë.…

16 minutes ago

Banks announce possible service restrictions over the weekend

Asociacioni i Bankave të Maqedonisë njofton se gjatë fundjavës të gjitha bankat do të kryejnë përshtatje teknike të planifikuara në…

16 minutes ago

Domestic violence: Peja prosecutor’s office calls for coordinated action and ongoing protection for victims

Ushtruesja e detyrës së kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka udhëhequr një takim ndërinstitucional me përfaqësues të…

17 minutes ago