Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë kallëzim penal ndaj Snezhana Paunoviqit, ministres në Qeverinë e Serbisë.
None found
Përmes profilit të saj zyrtar, Gërvalla njoftoi se i është drejtuar Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit me kërkesën që të zhvillohen të gjitha veprimet hetimore dhe çështja të procedohet me aktakuzë, si edhe me kërkesë për shqiptimin e dënimit nga Gjykata kompetente.
Sipas saj, deklaratat e tilla lidhen me pasojat e rënda historike që ka lënë lufta e fundit në Kosovë.
“Sot kam deponuar kallëzimin penal ndaj Snezhana Paunoviqit. Republika e Kosovës nuk hesht dhe asnjëherë nuk përkulet para gjuhës së urrejtjes, thirrjes e nxitjes për përçarje dhe mosdurimit. Nuk ka hapësirë për glorifikimin e spastrimit etnik, relativizimin e gjenocidit e krimeve monstruoze serbe dhe përhapjen e narrativave që synojnë cenimin e paqes, sigurisë dhe bashkëjetesës ndëretnike. Deklaratat publike që synojnë të justifikojnë spastrimin etnik dhe dëbimin e një populli nuk mund të trajtohen si retorikë e zakonshme politike. Ato mbajnë pasoja të rënda historike, juridike e njerëzore. Për këtë arsye, në cilësinë e Ministres së Drejtësisë kërkova nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit që, në kuadër të kompetencave ligjore, të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe të procedojë tutje me aktakuzë dhe kërkesë për shqiptimin e dënimit nga Gjykata kompetente. Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit tonë gjatë luftës në Kosovë”, shkroi Gërvalla.
Më 12 korrik 2026, në një intervistë për median serbe “Kurir”, Paunoviq, në cilësinë e ministres në Qeverinë e Serbisë, kishte deklaruar: “Po të isha unë Sllobodan Millosheviq do ta kisha bërë spastrimin etnik të Kosovës në vitin 1998.”
Pas kësaj deklarate, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka shpallur Paunoviqin person non grata, duke i ndaluar përgjithmonë hyrjen ose kalimin transit nëpër Kosovë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka deklaruar se MPB-ja ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me…
Stavro PiloDitën e djeshme qarkulloi masivisht në media informacioni se Atletico Madrid është vënë në lëvizje për të transferuar mbrojtësin…
Rikthimi i Valdrinës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 mund të jetë më afër se kurrë. Gjatë spektaklit,…
Belgjika është përfshirë nga një grevë kombëtare që ka paralizuar një pjesë të madhe të transportit dhe shërbimeve publike, në…
Qytetarët kanë vijuar edhe këtë të hënë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës që prej 177 ditësh…
Pas orgazmës, disa gra preferojnë të pushojnë, të përqafohen me partnerin ose të flenë. Një studim eksplorues sugjeron se dëshira…