Categories: english

Tensions Return to the Aegean / Turkey Challenges Greek Plan and Calls Sovereignty Over Several Islands into Question

Një tjetër përplasje diplomatike ka shpërthyer mes Greqisë dhe Turqisë lidhur me Egjeun, pas miratimit nga Athina të një plani për zhvillimin industrial dhe ngritjen e qendrave të furnizimit në territorin grek.

Të lidhura

None found

Dokumenti, i cili hyri në fuqi më 28 gusht, përcakton hapësirat ku lejohen aktivitetet industriale, zonat ku mund të ndërtohen struktura biznesi e logjistike, si dhe kushtet që duhen zbatuar për mbrojtjen e mjedisit. Kundërshtia e Ankarasë lidhet me faktin se në plan janë përfshirë edhe ishuj e territore të Egjeut.

Ministria e Jashtme turke deklaroi se masat e ndërmarra nga Greqia nuk prodhojnë efekte juridike ndaj Turqisë. Në të njëjtën kohë, ajo përsëriti qëndrimin e njohur të Ankarasë se në Egje ndodhen disa ishuj të vegjël dhe formacione gjeografike, sovraniteti mbi të cilat, sipas palës turke, nuk i është transferuar Greqisë përmes traktateve ndërkombëtare.

Për Athinën, këto pretendime janë “të pabazuara dhe të papranueshme”. Ministria e Jashtme greke reagoi ashpër, duke theksuar se përsëritja e të njëjtit pretendim nga Turqia sa herë që Greqia miraton një plan të ri territorial, nuk i siguron atij as bazë ligjore dhe as vlefshmëri.

Qeveria greke nënvizoi se statusi i sovranitetit në Egje është i përcaktuar qartë nga traktatet ndërkombëtare në fuqi. Sipas Athinës, plani nuk ka karakter ushtarak dhe nuk sjell ndryshime kufijsh, por shërben si një instrument ekonomik dhe urbanistik për përcaktimin e zonave dhe kushteve ku mund të zhvillohen industria, aktivitetet tregtare dhe qendrat e shpërndarjes së mallrave.

Në Athinë dhe Selanik, për shembull, parashikohet kufizimi i ndërtimit të fabrikave të reja jashtë zonave industriale të organizuara. Për ishujt janë vendosur rregulla të posaçme, të lidhura me kufizimet e hapësirës dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së mjedisit. Athina këmbëngul se përplasja nuk lidhet me industrinë, por me vendosjen e rregullave për zhvillimin ekonomik brenda territorit të saj. Ndërkohë, Turqia argumenton se përfshirja e disa zonave të Egjeut në dokumentet greke nuk përbën dëshmi juridike të sovranitetit të Greqisë mbi to.

Megjithëse përdori tone të forta, Ankaraja nuk e mbylli mundësinë e komunikimit. Ministria e Jashtme turke tha se vijon të mbështesë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, në përputhje me Deklaratën e Athinës të dhjetorit 2023, ndërsa shprehu gatishmërinë e Turqisë për bashkëpunim me Greqinë.

Ky është rasti i dytë i tensioneve mes dy vendeve brenda pak ditësh. Përplasja e mëparshme kishte të bënte me planet greke për energjinë e rinovueshme dhe ndërtimin e parqeve detare në Egje, çka bëri që Turqia të rikthente çështjen e sovranitetit mbi disa ishuj dhe formacione gjeografike.

Tags: world

të fundit

Stiven Bibo vendosi fitoren e Laçit ndaj Partizanit: Do të jap maksimumin në çdo ndeshje, trajneri na jep liri

Stiven BiboLaçi fitoi përballë Partizanit, në ndeshjen e vlefshme të javës së dytë në “Abissnet Superiore” [...]Read More...

2 minutes ago

Ministry of Defense: Five Wildfires Remain Active Across the Country

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin më të fundit për situatën e zjarreve në vend, sipas të dhënave operative të…

4 minutes ago

Tragedy in Vau i Dejës: Contact with Electricity Claims the Life of a 40-Year-Old Man, Electrician in Serious Condition

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Karmë të Vaut të Dejës, ku dy…

5 minutes ago

Kurti and Abdixhiku hold another meeting on the presidency

Kreu VV-së dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ai LDK-së, Lumir Abdixhiku janë takuar të shtunën në mbrëmje për…

6 minutes ago

Gërvalla opposes EU pressure over decision on Serbian judges

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të BE-së për vendimin e Këshillit Gjyqësor…

6 minutes ago

Halil Geci Publishes Video Alleging Claims About UDB Collaborators Who Persecuted Patriots

Veprimtari Halil Geci ka publikuar një video ku pretendon se paraqiten fakte dhe dëshmi për persona që, sipas tij, kanë…

6 minutes ago