Propozimi për krijimin e një shporte shkollore është hartuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës dhe pritet të shqyrtohet në seancën e ardhshme të Qeverisë.
Të lidhura
None found
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se synimi i kësaj mase është zbutja e barrës financiare për familjet përpara nisjes së vitit shkollor, veçanërisht për ato që kanë më shumë fëmijë.
“Në seancën e ardhshme qeveritare të martën, do të marrim vendim për përcaktimin e shportës shkollore. Dhe mendoj se në kuadër të mundësive, e gjithë kjo do të jetë tërheqëse për prindërit dhe nxënësit”, tha Hristijan Mickoscki, Kryeministër.
Njësoj si vitin e kaluar, lista do të përfshijë artikujt shkollorë bazë që blihen më së shumti para fillimit të mësimit. Në të parashikohen çanta, fletore, lapsa, goma, vizore, ngjitës, blloqe, si edhe materiale për arsimin artistik dhe teknik.
