Categories: kosovë

Familja e Haki Imerit reagon për Specialen: Tani pritet Apeli, përmendet edhe Grenelli

Familja e veprimtarit të vrarë Haki Imeri ka reaguar për zhvillimet që lidhen me Gjykatën Speciale në Hagë dhe ish-presidentin Hashim Thaçi.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi, ajo ka pretenduar se Thaçi ishte bindur se Dhomat e Specializuara nuk do ta preknin. Familja ka kritikuar gjithashtu angazhimet politike dhe mediatike kundër kësaj gjykate.

Sipas familjes Imeri, Gjykata Speciale nuk mund të zhbëhet, ndaj tashmë duhet pritur vendimi i Apelit.

Familja e nisi reagimin me fjalën “Miq”, duke pretenduar se Edi Rama i kishte garantuar Hashim Thaçit se nuk do të prekej nga DHSK-ja, përkatësisht Gjykata Speciale.

Më tej, në postim thuhet se më vonë ishte sjellë edhe Richard Grenell, “me flamurin e Serbisë”, si përforcim në kundërshtimin ndaj Speciales. Sipas familjes, ai në fakt ishte faktori kryesor që nisi dhe përshpejtoi arrestimin e Hashim Thaçit.

Në fushatën e Grenellit, sipas reagimit, u përfshinë edhe shumë “politikanë” dhe “gazetarë”, të cilët sulmuan Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Familja Imeri i cilësoi këto si iluzione me të cilat u ushqyen Hashim Thaçi dhe personat që u besuan atyre.

Në reagim theksohet se Gjykata Speciale nuk mund të zhbëhet, njësoj siç nuk u zhbë as në vitin 2017. Familja kërkoi që të pritet Apeli, duke thënë se me “budallallëqet” që po bëhen, i gjithë kaosi po i faturohet Thaçit.

Në fund, familja deklaroi se Gjykata Speciale i përket Kosovës, ndërsa trupat e saj janë të SHBA-së, BE-së dhe NATO-s.

të fundit

Afati katërjavor për raportin mbi Ligjin e Speciales përfundon pa u proceduar, Haxhiu paralajmëron nismë të re

Ka përfunduar afati katërjavor për procedimin e raportit lidhur me nismën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e…

2 minutes ago

Nisin dy përballjet e Kategorisë së Parë, vëmendja përqendrohet në Lezhë

Kanë nisur pjesët e para në dy ndeshjet e Kategorisë së Parë, mes Kastriotit dhe Besës dhe asaj mes Besëlidhjes…

6 minutes ago

Ndryshimet demografike në rajon: shtim në Kosovë dhe te shqiptarët në RMV, rënie në Serbi dhe te maqedonasit

Shkruan: Ridvan Ismaili SHTIMI NATYROR NË BALLKANIN PERENDIMOR Gjatë vitit 2025, Kosova ka shënuar shtim natyror prej +11.694 banorë, ose…

8 minutes ago

Peja 03 dhe Bashkimi përbëjnë shumicën e pesës së javës

Basketbollistet e Peja 03 dhe Bashkimit, kanë kompletuar ekipin e javës apo “Top 5” të xhiros së shtatë në Superligë.…

12 minutes ago

Mitrovicë: Nis renovimi i urës mbi Sitnicë me investim prej 700 mijë eurosh

Në Mitrovicë është vendosur gurthemeli për renovimin e thellë të urës mbi lumin Sitnica, projekt ky që ka vlerën e…

13 minutes ago

Sanchez propozon taksë të re për pasuritë mbi 100 milionë euro: Të ardhurat do të financojnë strehimin dhe shërbimet publike

Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez, ka propozuar vendosjen e një takse të re për pasuritë që tejkalojnë vlerën e…

16 minutes ago