Pas dy aktgjykimeve të Gjykatës Speciale në Hagë kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, familja e Haki Imerit u kërkon përgjegjësi atyre që, sipas saj, i kishin garantuar se Thaçi nuk do të dënohej ose se Richard Grenell do ta nxirrte nga burgu në rast dënimi.
Në një reagim në Facebook, familja Imeri thotë se Gjykata në Hagë tashmë ka dhënë dy vendime ndaj Thaçit. Ajo kërkon që personat që i bënë këto premtime të flasin hapur dhe të shpjegojnë pse e mashtruan të dënuarin, të cilit i referohet edhe me nofkën e luftës, “Gjarpëri” i Brojës.
None found
“Ku është Rik Grenelli? Kërkoni llogari prej tij. Grenelli ju ka zhvatur dhe mashtruar”, shkruan familja Imeri.
Familja kërkon gjithashtu që të bëhen publikë të gjithë ata që, sipas saj, mashtruan për këtë çështje, duke këmbëngulur se kjo duhet të bëhet “me fakte, jo me gënjeshtra”.
Dy dënime në harkun e dy muajve
Më 16 shtator 2026, Gjykata Speciale dha vendimin e shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, në çështjen për krime lufte. Dënimi për Thaçin dhe Krasniqin ishte nga 25 vjet burgim, për Veselin 18 vjet, ndërsa për Selimin 13 vjet. Mbrojtja e Thaçit ka bërë të ditur se do të ankimojë vendimin.
Në çështjen e dytë, lidhur me pengimin e administrimit të drejtësisë, gjyqtari Christopher Gosnell e dënoi Thaçin me 17 muaj burgim më 17 nëntor. Për këtë rast u dënuan edhe Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, kurse Isni Kilaj u shpall i pafajshëm. Pas shpalljes së dënimit, Thaçi deklaroi: “Kjo është politikë, nuk është drejtësi”.
Zëdhënësi i Gjykatës Speciale ka sqaruar se, nëse vendimet bëhen të formës së prerë, dënimet nuk do të shërbehen njëkohësisht, por njëri pas tjetrit.
Grenelli dhe kërkesat për lirimin e Thaçit
Richard Grenell, i cili ka qenë i dërguar i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë–Serbi, për vite me radhë është shprehur ndër zërat më të fuqishëm amerikanë në mbështetje të Thaçit. Në shkurt të vitit 2025, në 17-vjetorin e pavarësisë, ai e quajti Thaçin “baba themelues” të shtetësisë së Kosovës dhe kërkoi përfundimin e asaj që e cilësoi “burgosje të padrejtë”.
Në tetor të po atij viti, Grenell e përshkroi sistemin gjyqësor evropian si “brutal” dhe “arkaik”. Ai shprehu gjithashtu shpresën se, pas lirimit, Thaçi do të padiste në një gjykatë amerikane të gjithë ata që e mbajtën në Hagë.
Basketbollistet e Peja 03 dhe Bashkimit, kanë kompletuar ekipin e javës apo “Top 5” të xhiros së shtatë në Superligë.…
Në Mitrovicë është vendosur gurthemeli për renovimin e thellë të urës mbi lumin Sitnica, projekt ky që ka vlerën e…
Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez, ka propozuar vendosjen e një takse të re për pasuritë që tejkalojnë vlerën e…
Zv. ministri i Arsimit, Driton Sulejmani, i është përgjigjur reagimit të BDI-së për akuzat përfaqësimin e ulët të nxënësve shqiptarë…
Në vitin 2026, Maqedonia e Veriut renditet i 68-ti në botë dhe për herë të parë hyn në grupin me…
Kryetarja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Iskra Haxhi sot njoftoi se është themeluar Komiteti Kombëtar…