Categories: kosovë

Mitrovicë: Nis renovimi i urës mbi Sitnicë me investim prej 700 mijë eurosh

Në Mitrovicë është vënë gurthemeli i projektit për renovimin e thellë të urës mbi lumin Sitnica. Investimi kap vlerën totale prej 700 mijë eurosh dhe financohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Mitrovicës së Jugut.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi se ndërtimi dhe përmirësimi i urave po zhvillohet jo vetëm mbi Ibër, por edhe mbi Sitnicë.

Të lidhura

None found

Kurti: Në Mitrovicë po ndërtojmë ura aty ku kanë munguar

“Sot vendosëm gurthemelin e një projekti të rëndësishëm për renovimin e thellë, që mund të cilësohet edhe si rindërtim, të urës mbi Sitnicë. Ndërtimi i urave nuk po kufizohet vetëm te lumi Ibër. Vitin e kaluar u ngritën dy ura të reja mbi Ibër: njëra për këmbësorë dhe automjete, ndërsa tjetra vetëm për këmbësorë. Ura e tretë është duke u ndërtuar dhe së shpejti do të kthehemi për përurimin e saj. Projekti që nisëm sot ka vlerë të përgjithshme prej 700 mijë eurosh dhe financohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal së bashku me Komunën e Mitrovicës. Ura po ndërtojmë në mbarë Kosovën, por më shumë, më shpejt dhe më shpesh në vendet ku kanë munguar, siç është Mitrovica”, tha Kurti.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, nënvizoi rëndësinë e urës mbi Sitnicë, e cila është ndër pamjet e para që shfaqen për qytetarët dhe mysafirët kur hyjnë në qytet.

Peci: Ura do të ndryshojë pamje

“Nisja e punimeve për këtë projekt të rëndësishëm ka domethënie të veçantë, pasi ura mbi Sitnicë është ndër pamjet e para që shohin banorët dhe shumica e vizitorëve kur hyjnë në Mitrovicë përmes hyrjes kryesore. Ajo do të marrë pamje dhe imazh të ri. E falënderojmë Qeverinë dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për mbështetjen, e cila e bëri të mundur këtë projekt përmes bashkëfinancimit. Mitrovica, si qytet i urave, dëshmon se ndërton e restauron ura dhe mbetet e gatshme të krijojë ura bashkëpunimi me të gjitha institucionet”, tha Peci.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se ky projekt është pjesë e nismave të përbashkëta që do të realizohen përmes bashkëpunimit mes pushtetit qendror dhe atij lokal.

Krasniqi: Punimet pritet të mbyllen në shkurt

“Tash kemi mundësinë të bashkëpunojmë me Faton Pecin, kryetar të Mitrovicës së Jugut. Më herët kemi punuar së bashku në Qeveri, ndërsa tani bashkëpunimi po vazhdon mes nivelit qendror dhe atij lokal. Ky është njëri nga projektet e shumta të përbashkëta që do të ndërmarrim. Punimet nisën sot dhe pritet të përfundojnë diku në shkurt. Jam i bindur se, kur të vijmë me kryeministrin për përmbylljen e tyre, do të nisin edhe projekte të tjera të mira për qytetarët e Mitrovicës”, u shpreh Krasniqi.

Gjatë vitit 2025, në Mitrovicë u ndërtuan dy ura të reja mbi lumin Ibër, ndërsa e treta vazhdon të jetë në ndërtim. Projekti i urës mbi Sitnicë shënon vazhdimin e investimeve në infrastrukturën e urave të qytetit.

të fundit

Peja 03 dhe Bashkimi përbëjnë shumicën e pesës së javës

Basketbollistet e Peja 03 dhe Bashkimit, kanë kompletuar ekipin e javës apo “Top 5” të xhiros së shtatë në Superligë.…

4 minutes ago

Sanchez propozon taksë të re për pasuritë mbi 100 milionë euro: Të ardhurat do të financojnë strehimin dhe shërbimet publike

Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez, ka propozuar vendosjen e një takse të re për pasuritë që tejkalojnë vlerën e…

7 minutes ago

Sulejmani: Results announced for four scholarship categories, with 2,470 more pending

Zv. ministri i Arsimit, Driton Sulejmani, i është përgjigjur reagimit të BDI-së për akuzat përfaqësimin e ulët të nxënësve shqiptarë…

11 minutes ago

North Macedonia climbs 16 places in the UN digital governance index

Në vitin 2026, Maqedonia e Veriut renditet i 68-ti në botë dhe për herë të parë hyn në grupin me…

12 minutes ago

Iskra Haxhi: Attacks on journalists treated like those on officials as National Committee for their protection is established

Kryetarja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Iskra Haxhi sot njoftoi se është themeluar Komiteti Kombëtar…

12 minutes ago

Where is Grenell?” – The Imeri family demands answers: Thaçi was promised freedom but was deceived

Familja e Haki Imerit ka reaguar pas dy aktgjykimeve të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke kërkuar…

12 minutes ago