Categories: maqedoni

Ndryshimet demografike në rajon: shtim në Kosovë dhe te shqiptarët në RMV, rënie në Serbi dhe te maqedonasit

Gjatë vitit 2025, Kosova pati shtim natyror prej 11.694 banorësh, që përkthehet në një mesatare prej 32 banorësh më shumë në ditë. Rritja është pak më e madhe se gjysma e popullsisë së komunës së Kamenicës, e cila ka rreth 22.868 banorë.

Në të kundërt, Serbia regjistroi në vitin 2025 rënie natyrore me 35.764 banorë, ose mesatarisht 98 më pak çdo ditë. Kjo shifër është pothuajse sa popullsia e plotë e komunës së Velika Pllanës, me rreth 35.766 banorë.

Të lidhura

None found

Në Maqedoninë e Veriut, bashkësia etnike maqedonase pati rënie natyrore prej 7.918 personash gjatë vitit 2024*. Mesatarisht, kjo nënkupton 22 persona më pak në ditë dhe është afërsisht sa numri i banorëve të komunës së Krushevës, rreth 8.385. Të dhënat për lindjet sipas përkatësisë etnike për vitin 2025 nuk janë publikuar nga ESHS-ja.

Ndërkohë, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënuan shtim natyror prej 2.166 personash në vitin 2024, me një mesatare ditore prej gjashtë personash më shumë. Rritja i afrohet popullsisë së komunës së Vevçanit, që numëron 2.359 banorë.

Pra, në harkun e një viti, shtimi në Kosovë i kalon gjysmën e popullsisë së Kamenicës; Serbia humbet thuajse sa numri i banorëve të Velika Pllanës; rënia te maqedonasit i afrohet popullsisë së Krushevës, ndërsa shtimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është pothuajse sa popullsia e Vevçanit.

të fundit

Peja 03 dhe Bashkimi përbëjnë shumicën e pesës së javës

Basketbollistet e Peja 03 dhe Bashkimit, kanë kompletuar ekipin e javës apo “Top 5” të xhiros së shtatë në Superligë.…

6 minutes ago

Mitrovicë: Nis renovimi i urës mbi Sitnicë me investim prej 700 mijë eurosh

Në Mitrovicë është vendosur gurthemeli për renovimin e thellë të urës mbi lumin Sitnica, projekt ky që ka vlerën e…

6 minutes ago

Sanchez propozon taksë të re për pasuritë mbi 100 milionë euro: Të ardhurat do të financojnë strehimin dhe shërbimet publike

Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez, ka propozuar vendosjen e një takse të re për pasuritë që tejkalojnë vlerën e…

9 minutes ago

Sulejmani: Results announced for four scholarship categories, with 2,470 more pending

Zv. ministri i Arsimit, Driton Sulejmani, i është përgjigjur reagimit të BDI-së për akuzat përfaqësimin e ulët të nxënësve shqiptarë…

14 minutes ago

North Macedonia climbs 16 places in the UN digital governance index

Në vitin 2026, Maqedonia e Veriut renditet i 68-ti në botë dhe për herë të parë hyn në grupin me…

14 minutes ago

Iskra Haxhi: Attacks on journalists treated like those on officials as National Committee for their protection is established

Kryetarja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Iskra Haxhi sot njoftoi se është themeluar Komiteti Kombëtar…

14 minutes ago