12 minatorë kanë përfunduar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, pasi kanë pësuar lëndime si pasojë e derdhjes së acidit në trup.
Sipas mediave vendase, Pesë nga ta janë ende në trajtim në Emergjencë, ndërsa dy janë pranuar në Repartin e Oftamologjisë për trajtim të mëtejshëm.
Mësohet se ata kanë lëndime në sy dhe janë në gjendje të rëndë.