E ka “në terezi”: U dënua me 6 vite burg, Fjolla Morina “feston” në Maldive (FOTO LAJM)

Prej dy muajsh, këngëtarja Fjolla Morina është në kërkim nga policia ndërsa sot, Gjykata e Kukësit e dënoi atë me 6 vite burg.

“Vendimin do ta ankimojmë në Apelin e Shkodrës”, u shpreh avokatja e Fjollës, e cila kërkoi dënim me gjobë për të.

Nga ana tjetër, megjithëse ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe në kërkim nga policia, kjo nuk e ka penguar në asnjë moment që të shijojë jetën e saj. Së fundmi, ajo shijoi pushimet në Dubai me partnerin e saj Fisnik Sylën, me të cilin gjithashtu u kurorëzua me martesë po atje, pas një propozimi romantik.

Ka qenë Fjolla ajo që ka ndarë fillimisht me ndjekësit në rrjete sociale foto e video nga ky moment special në jetën e saj.

Fisniku duket se e ka menduar gjatë propozimin, sepse është një ndër më të bukurit që kemi parë. Në një pishinë është shkruar me petale trëndafili të kuq “Fjolla të dua! A do martohesh me mua?”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina)

Pasi e ka marrë Fjollën për dore për t’i zbuluar surprizën, Fisniku i është ulur në gjunjë këngëtares me një unazë diamanti për t’i propozuar. Sigurisht ajo nuk i ka rezistuar një propozimi të tillë dhe menjëherë ka pranuar.

Dhe unë thashë ‘PO’. Zyrtarisht të martuar”, ka shkruar Fjolla përkrah postimeve.

Megjithëse u dënua me 6 vite burg, Fjolla publikoi si përgjigje një tjetër foto nga ishujt Maldive në Instagram, duke lënë të kuptohet se s’ja ndjen aspak për vendimin e gjykatës.

Gjithashtu, në një tjetër postim në InstaStory ajo publikoi një foto ku shkruhej:

“Bota është një xhungël. Ose lufto për atë që do, ose do të ‘hahesh’ nga ata që e duan diçka më shumë.”- fjalë që iu referuan situatës në të cilën ndodhej.

Shtuar 25.03.2021 03:03