E pacertifikuar, mbërrijnë 192 mijë doza vaksine kineze në Rinas

Arrijnë në Tiranë 192.000 dozat e para “Sinovac”.

Në Aeroportin e Rinasit kanë mbërritur dozat që kryeministri Rama shkoi personalisht t’i merrte në Stamboll.

Kujtojmë se vaksina kineze nuk është certifikuar as nga EMA as nga FDA.

“O ia dalim, o ia dalim?

Mos dyshoni kurrë që do t’ia dalim?

✈️ Aeroporti Nënë Tereza – Arrinë në Tiranë 192.000 dozat e para “Sinovac”, për të vazhduar menjëherë dhe pa u ndalur me vaksinimin masiv?

Objektivi: 1/2 milionë qytetarë të vaksinuar brenda qershorit?’, shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook. /albeu.com/


Shtuar 25.03.2021 15:57