Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, gjatë procesit të rinumërimit të votave, janë shfaqur dyshime për manipulim të procesit zgjedhor nga Lista Serbe.
Sipas gjetjeve, në komunat me shumicë serbe janë hasur një numër i madh fletëvotimesh të plotësuara me të njëjtin shkrim dhe të njëjtën mënyrë shënjimi, ku në disa raste është përdorur edhe shenja e barazimit, si dhe elemente të tjera të ngjashme.
Të lidhura
None found
Parregullsi janë vërejtur edhe në listat ku votuesit firmosin përpara se të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, pasi në disa raste janë evidentuar nënshkrime të njëjta.
Lidhur me këtë rast, është bërë kallëzim në Policinë e Kosovës.
Në denoncim thuhet: “KQZ, ka filluar ri numërimi i kutive të votimit për vendvotimet e përzgjedhura sipas rastësisë. Nga ri numërimi i kutisë së votimit për vendvotimin 3602/02 në Komunën e Parteshit, kemi hasur në fletëvotime (të bashkangjitura në e-mail) për të cilat shihet paterni i njëjtë (shënjimi në fletëvotim) në tri (3) raste të ndryshme. Po ashtu, për këtë vendvotim, gjeni edhe imazhe të listës përfundimtare të votuesve, ku vërehen nënshkrime të njëjta, e për të cilat duhet të vërtetohen nga institucione/ organe kompetente. Raste të tilla sikurse në Komunën e Parteshit, ka edhe në komunat tjera, si: Graçanicë në dy vendvotime: 3401/01 dhe 3403/01. Po ashtuë në Zveçan në vendvotimin: 2905/01”.
