Kosova sonte zhvillon ndeshjen miqësore me Lituaninë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Gjyqtar kryesor i takimit është caktuar Enea Jorgji nga Shqipëria.
36 vjeçari ka eksperiencë relativisht të madhe në arenën ndërkombëtare duke referuar në garat evropiane që nga viti 2012.
Nuk është hera e parë që Jorgji do t’i referojë Kosovës.
Në vitin 2017 ai kishte gjykuar takimin me Letoninë në Mitrovicë, ku ‘dardanët’ patën fituar 4-3.