Dikur bënte namin, ku ka humbur Kallashi (FOTO LAJM)

Dikur Donjeta Kosumi, e njohur me emrin Kallashi bënte namin me kërcimet e saj e videot që postonte në rrjete sociale. Por tashmë po bëhen katër vite që Donjeta është tërhequr nga jeta publike, nuk ka publikuar më këngë e nuk punon më si kërcimtare.

Së fundmi ajo është shfaqur në një intervistë për “Prive”, ku ka treguar se po jeton një jetë të qetë duke u shprehur se nuk është e lidhur, por e dashuruar.

Kallashi tha se vendosi të shkëputej nga jeta publike, pasi e ndjente veten si objekt i mediave që shkruanin pa pushim për të.

Sa i përket të ardhmes, Donjeta u shpreh se kërcimit nuk i rikthehet më, por në muzikë do të sjellë një baladë së shpejti.


Shtuar 12.06.2021 16:11